Ibrahimi: Vendi i parë ka presion, por nuk merremi me deklaratat e rivalëve. Pësojmë gola sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 12:03

Ibrahimi: Vendi i parë ka presion, por nuk merremi me deklaratat e rivalëve. Pësojmë gola sepse…

Krah trajnerit Skënder Gega, i pranishëm në konferencën për shtyp para mediave ishte edhe mbrojtësi i Partizanit, Labinot Ibrahimi, ku foli për situatën në ekip, dhe për takimin e nesërm ndaj Laçit.

Ibrahimi konference 1`

A ndryshon kjo skuadër në raport me vitet e tjera që keni qenë të Partizani?

Po, normale që ndryshon pasi profesori Gega, stafi i tij nga mbrapa, presidenti, drejtori, kanë bërë një punë shumë të mirë. Ka ndryshuar shumë nga sezonet e kaluar.

Pas Kukësit, keni pësuar rregullisht gola. Si shpjegohet?

Nuk është presion, është pak psikologjike. Thuhej se Partizani ishte një nga ekipet më të mira të Europës, duke mos pësuar shumë gola. Është pak psikologjike.

Do ta kaloni me sukses Laçin?

Besoj se po, do e marrim si ndeshjet e radhës. Jemi duke punuar fort. Po bëjmë një punë të mirë. Besojmë se do ia kalojmë me sukses.

Si është të luash me dhe pa tifozë?

Është si nata me ditën, siç themi ne. Më mirë të mos luhet ajo ndeshje, pasi për tifozët luhet. Pa ta, nuk ka hijeshi futbolli. Na duhen. Edhe ata pak që kemi, është absurde t’i largojmë.

Keni ndonjë kundërshtar të veçantë në Superiore, apo i sheh të gjithë të barabartë?

Jo, janë të gjithë të barabartë.

Keni ndërruar disa role në mbrojtje. Cili është roli yt më natyral?

E vërtetë, pozicioni im natyral është qendërmbrojtës. Por, i kam bërë të gjitha, dhe ku i duhet Partizanit, do e bëj me kënaqësi.

Vendi i parë ka presion?

Normalisht, ka presion, por vështirë është ta mbash. E lehtë ta marrësh, por me punën që po bëhet, do e mbajmë vendin e parë.

Aliti i Skënderbeut ka thënë që Partizani nuk e mban dot presionin, dhe nuk do jetë problem t’i kapim?

Nuk do merremi me ata, kanë punët e veta, ne tonat. Kështu që…

Me Alitin nuk do merreni, por do merreni me kundërsulmet e Laçit këtë javë…

Patjetër që po, kemi punuar. I kemi parë të gjitha. Profesori këtu na këshillon, kemi punuar fort për këtë javë.

Sa e vështirë është për ju të mbani lojtarë të shpejtë si Xhixha, Shtubina?

I kemi marrë të gjitha masat, vetëm duhet të jemi me këmbë në tokë. Ta marrim si çdo ndeshje të radhës. Besoj se do e kalojmë. Kemi edhe sot stërvitje, dhe nesër do jemi të gatshëm në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"