Ibrahimi mungon në Kukës, Fejzullahu mund të rikthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 15:11

Ibrahimi mungon në Kukës, Fejzullahu mund të rikthehet

Partizani nuk do të jetë i plotë ndaj Kukësit. Labinot Ibrahimi është i pezulluar për këtë takim, pasi me kartonin e verdhë që mori dje në Laç ka plotësuar numrin katër.

fejzulllahu atanda kotobelli

Mbetët për të parë se cili do të jetë zëvendësuesi i Ibrahimit në të djathtë të mbrojtjes. Arbnor Fejzullahu ka qenë i grumbulluar dje me ekipin, pas një mungese 7-mujore dhe gjasat janë që ai të rikthehet në fushë ndaj Kukësit.

ibrahimi

Por duke ditur rëndësinë e takimit, nuk përjashtohet mundësia që trajneri Dalipi të eksperimentojë në këtë rol, ku më parë ka luajtur edhe Progni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"