“Ibra s’është si duket”, Leao tregon të ardhmen: Nuk jam pykë, na presin 9 finale me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 12:34

“Ibra s’është si duket”, Leao tregon të ardhmen: Nuk jam pykë, na presin 9 finale me Milanin

Rafael Leao bëhet i pari futbollist që del përpara kamerave pas barazimit të së mërkurës kundër SPAL-it. Portugezi ishte autor i golit të parë për Milanin që nuk arriti të merrte pikë të plota në një ndeshje me koeficient vështirësie relativisht të ulët.rossonerisiamonoi-milan-sampdoria-rafael-leao-zlatan-ibrahimovic

Pas rifillimit të sezonit duket sikur të gjithë kanë më shumë besim te ju?

Edhe unë e kam vënë re. E ndiej besimin e trajnerit dhe të shokëve të ekipit. Në këtë mënyrë e kam më të lehtë të ndihmoj Milanin sa herë zbres në fushën e blertë.

Si është përditshmëria juaj në qendrën stërvitore të klubit?

Punoj çdo ditë dhe synimi është që të jem titullar në ndeshjen e radhës. Kjo ide nuk më braktis kurrë dhe nëse trajneri më hedh në fushë, atëherë ndihem gati të jap kontributin tim.

Cili është roli juaj ideal në fushë?

Nëse aktivizohem në krahët e sulmit, kam më tepër liri. Vrapimet apo duelet një kundër një janë veprimet e mia të preferuara. Më pas nëse jap asiste për ndonjë shok apo shënoj, nuk ka shumë rëndësi për sa kohë ekipi arrin rezultatin më të mirë.

Keni ndonjë objektiv personal?

Dua të jem titullar i Milanit dhe të jem një lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre duke bërë më të mirën. Ndihem i lumtur në këtë klub dhe uroj që të qëndroj sa më gjatë këtu.iBRA-LEAO

Si është raporti juaj me Zlatan Ibrahimoviçin?

Zlatanin e kam si vëlla më të madh. Ai më jep gjithmonë këshilla për ta bërë sa më mirë punën time. Është gjithmonë i qetë e i buzëqeshur dhe është një shok i mirë skuadre. Jashtë fushë është shumë i ndryshëm.

Mendoni se do të arrini të kualifikoheni për në Ligën e Europës?

Në javët e fundit kemi zhvilluar disa paraqitje pozitive. Mëkat që ndaj SPAL-it nuk patëm sukses. Kemi ende 9 ndeshje për të luajtur. Europa ka shumë rëndësi për ne dhe do t’i luajmë të gjitha takimet e mbetura si të ishin finale.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"