“Ibra peshon ende shumë, i lumtur që mungon në kthim”, Bufon: Bëmë pak në 20 metrat e fundit, por ne kemi… Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 8:56

“Ibra peshon ende shumë, i lumtur që mungon në kthim”, Bufon: Bëmë pak në 20 metrat e fundit, por ne kemi… Ronaldon

“Motivi për të cilin luaj është sepse jam ende i bindur që mund të shprehem në nivele të larta. Madje, duke parë situatën aktuale te Juventusi, jam i bindur se mund të jap kontributin tim, edhe duke mos luajtur”. Me këto fjalë, Xhanluixhi Bufon, portieri 42-vjeçar i Juventusit analizon gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë, ndaj Milanit. 

Capture

Xhixhi, çfarë Juventusi patë?

Skuadra më pëlqeu në shpërndarjen e lojës. Ndaj Milanit treguam se kemi rigjetur fluiditetin e manovrës, për të cilin kemi nevojë. Ky është një sinjal i rëndësishëm sidomos në aspektin psikologjik, ndonëse në 20 metrat e fundit na mungoi diçka, pasi nuk ishim aq efikas sa pritej. Gjithsesi, barazimi 1-1 i ardhur në sekondat e fundit ishte mjaft pozitiv, ndonëse nuk do na lejojë që ta bëjmë gjumin e qetë, në pritje të gjysmëfinales së kthimit.

Në ndeshjen e kthimit do të mungojë Zlatan Ibrahimoviç… 

Ah, nuk e dija. Madje, më vjen të qesh, sepse për ne do të jetë një rrezik më pak. Por pasi them këtë, dua të kritikoj të gjithë ata që e panë me mosbesim ardhjen e tij. Por kur e sheh teksa shkel fushën, një 38-vjeçar si Zlatani, nis ta kuptosh peshën që ka ende ky kampion absolut. Shumë njerëz gabojnë që të masin gjithçka me kartën e identitetit, por Zlatani është një vlerë e shtuar për Milanin, për Serinë A dhe jam shumë i lumtur për të që është rikthyer në Itali. Është bukur të kesh përballë lojtarë të këtij niveli dhe për mua ishte një kënaqësi ta takoja sërish, por akoma më tepër sepse nuk arriti të më shënojë gol (qesh)…

Bufon2

Juvja nuk fitoi sërish. I meritoni kritikat aktuale?

Kur përfaqëson Juventusin, është normale që janë të drejta, sepse disfata në Verona erdhi pas asaj me Napolin. Por ne duhet t’i lëmë mënjanë kritikat dhe polemikat, sepse nuk na bëjnë mirë. Ronaldo sivjet nuk ka ndërmend të ndalet? I jashtëzakonshëm dhe fatmirësisht e kemi në skuadër. Jam i lumtur për ritmin që Kristiano ka, sepse është edhe falë tij që u riktheva në Torino, prej dëshirës që kisha të luaja me të te Juventusi.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"