Ibra pakt me “Djallin”, gati rikthimi te Milani. Ja sa do të përfitojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 11:34

Ibra pakt me “Djallin”, gati rikthimi te Milani. Ja sa do të përfitojë

Zlatan Ibrahimoviç i ka sytë te telefoni. Është duke pritur që ta telefonojë Leonardo, është duke pritur telefonatën kuqezi. E vetmja, e cila mund të bindë që të lërë përpara kohe aventurën në Amerikë me Los Anxhelos Galaksi për t’u rikthyer në Europë. Ka shumë oferta, por pret vetëm “Djallin”.

ibrahimovic

Kampioni suedez 37- vjeçar dëshiron të largohet nga klubi amerikan, i cili dështoi të arrinte në zonën “Play-Off”, pavarësisht 22 golave të shënuar. Ibra ka në mendje vetëm rikthimin si kuqezi. Në artikullin e djeshëm të “Gazzetta dello Sport” shpjegohej situata dhe tratativa mes drejtorit teknik Leonardo dhe agjentit të futbollistit, Mino Raiola.

AKORDI- Paraprakisht ekziston një pakt mes palëve. Për të përqafuar sërish “Djallin”, Zlatan Ibrahimoviç nuk pretendon shumë para. Mund të kënaqet edhe me 2 milionë euro për gjysmë sezoni. Por, interesant është fakti që Mino Raiola dhe suedezi janë gati që të firmosin një kontratë vetëm për 6 muaj dhe për vitin e ardhshëm do të vendoset pas përfundimit të sezonit.

Zlatan Ibrahimovic

Nëse Ibra do të arrijë t’i bindë drejtuesit, por edhe do të ndihmojë skuadrën për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve, atëherë do të ketë një tjetër kontratë për të ardhmen. Por fillimisht, Milani kërkon të njihet me sanksionet që do të marrë nga UEFA dhe pastaj do t’i përqendrojë forcat në transferimin e Ibrahimoviçit sërish në Serinë A. Ai i kënaq të gjithë, drejtuesit, tifozët, lojtarët dhe mbi të gjitha trajnerin Gatuzo.

Kanë luajtur së bashku dhe e shpallën Milanin kampion dhe Rino sigurisht që do ta donte me vete një luftëtar të tillë. Ibra është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju dhe ka marrë miratimin nga mjekët për të luajtur edhe në nivele të larta. Sigurisht, askush nuk do t’i kërkojë që të luajë 90 minuta çdo tri ditë.

Ibra Milan

Por për Milanin, ai mund ta bënte edhe një sakrificë të tillë. Nuk e ka fshehur kurrë admirimin që ka për këto ngjyra. Me një kampion të tillë, kuqezinjtë do të kishin një armë shtesë për të luftuar në garën për rikthimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Seria A do të ritakonte sërish një lojtar të madh. Në këtë moment, pritet vetëm zyrtarizimi…

Përgatiti: GENTJAN ALINANI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"