Ibra: Nuk vjen me një lojtar si Fenomeni, Ronaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2014 | 10:51

Ibra: Nuk vjen me një lojtar si Fenomeni, Ronaldo

IbraNuk është Kristiano Ronaldo, as Lionel Mesi, por Ronaldo fenomeni, kundërshtari më i madh kundër të cilit ka luajtur Zllatan Ibrahimoviç. Është vetë gjiganti suedez, i cili këmbëngul se asnjë nga yjet e futbollit të sotëm nuk mund të krahasohet me sulmuesin brazilian, i cili ka fituar 13 trofe individualë në rang klubesh dhe 2 Botërorë me Selecaon.
“Kundërshtari më i mirë që kam patur gjatë karrierës sime? Kam luajtur kundër shumë futbollistëve të mëdhenj, ndaj e kam të vështirë kë të veçoj. Gjithsesi, po them Ronaldo, Fenomeni. Cila është arsyeja? Ai ishte idhulli im, një futbollist i kompletuar. Në këndvështimin tim, askush nuk do të mund të bëhet një lojtar më i mirë se ai”, – u shpreh Ibrahimoviç.
Ronaldo Luís Nazário de Lima ka shënuar mbi 350 gola gjatë karrierës së tij, edhe pse ka qenë i detyruar të ndalet për periudha të gjata për arsye dëmtimesh. Ai u tërhoq nga futbolli i luajtur më  2011, pas 18 sezonesh në futbollin profesionist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"