Ibra nuk pranoi stolin, Pioli: Ai u mërzit për rezultatin, për të ardhmen do të flas në 3 gusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 8:15

Ibra nuk pranoi stolin, Pioli: Ai u mërzit për rezultatin, për të ardhmen do të flas në 3 gusht

Stefano Pioli vazhdon që të ecë në shina të sigurta, ndonëse renditja e Milanit lëviz me vështirësi. Trajneri kuqezi gjithsesi e vlerëson pozitive pikën e marrë në Napoli, vlerëson Kesin e Benaserin dhe justifikon nervozizmin e Zlatan Ibrahimoviçit.
Pioli.Milan.urla.2019.20.750x450
“Kundër Napolit ishte vërtet e vështirë, si rrjedhojë e cilësisë së kundërshtarëve tanë. Ndoshta, pas fitoreve me Lacion dhe Juven kishim shpenzuar shumë në nivel psikologjik dhe gjatë lojës hasëm disa amnezi, të cilat na bënë që të përmbyseshim, pasi kaluam ne të parët në avantazh. Por fakti që reaguam në fund dhe barazuam, mendoj se kjo pikë është një rezultat mjaft i rëndësishëm, në shumë aspekte, – shprehet 54-vjeçari, që thur elozhe për dy mesfushorët.
kesie

– Që kur erdha në këtë skuadër, isha i bindur mbi cilësinë e këtij grupi, ndonëse është po aq e vërtetë që të kërkoj të ndërtoj një model loje, nevojitet kohë. Kesi dhe Benaser për shembull po na japin një rendiment fantastik, ndonëse mund ta njohin edhe më mirë lojën e njëritjetrit. Këto dy lojtarë na garantojnë një qarkullim topi më cilësor, por në të njëjtën kohë më shumë mbulim në mbrojtje. Një tjetër aspekt është se unë dhe Milani punojmë prej pak kohësh bashkë, por edhe kaq pak mjaftoi që së bashku të bëhemi një skuadër, ndaj është edhe po aq e drejtë që të rrisim edhe pritshmëritë në lidhje me objektivat. Mendoj se po bëjmë gjëra të mëdha, por di gjithashtu se shumë prej futbollistëve të mi ka nisur t’i lërë benzina, pasi të luash çdo 3 ditë, është vërtet sfilitëse. Gjithsesi, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shtrëngojmë dhëmbët, edhe pse do të bëj disa ndryshime, në pritje të ndeshjes së ardhshme me Parmën”.
ibraa
IBRA DHE E ARDHMJA
Lidhur me nervozizmin e shfaqur nga Zlatan Ibrahimoviç, në momentin që suedezi u thirr në stol, Stefano Pioli sqaron: “Një skuadër e fortë duhet të dijë se si të qëndrojë brenda ndeshjes, ndonëse në këto 10 ditë të fundit jemi ndeshur dhe kemi marrë 7 pikë nga 9 të mundshme me tri skuadrat më të forta në Itali. Por në pjesën e dytë ishte normale që të ndërroja, edhe Zlatanin madje. Gjithsesi, Ibra nuk ishte i mërzitur me mua. E kishte me rezultatin. Po humbnim momentalisht 2-1 dhe mund ta kishim menaxhuar më mirë ndeshjen deri në atë moment, – nënvizon Pioli, i cili lidhur me të ardhmen e tij, e mbyll me një batutë. – Pse Milani mendon që të më largojë? Këtë pyetje kanë nisur të ma bëjnë shumë persona. Madje, kam nisur t’ia bëj edhe unë vetes (qesh)… Gjithsesi, për këtë aspekt do të flas me klubin më 3 gusht”, përfundoi trajneri i Milanit.

JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"