“Ibra në fushë pas një jave”, presidenti Skaroni: Milani minimalisht në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 19:36

“Ibra në fushë pas një jave”, presidenti Skaroni: Milani minimalisht në Champions

Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni ka dhënë disa komente lidhur me sezonin aktual. Shqetësimi i tij kryesor është stadiumi dhe pret nga qeveria që të lejojë përdorimin e stadiumeve me kapacitet të plotë.

paolo skaroni

“Jam njëri i financave dhe më duhet të kërkoj hapjen e plotë të “San Siro”-s. Liverpuli, rivali ynë i fundit në Champions arkëton rreth 100 mln euro në vit sepse njerëzit në stadium shkojnë me familjet për të kaluar ditën dhe jo vetëm 90 minutat e ndeshjes. Te Milani arkëtojmë 35 milionë euro në kushte normale, ndaj uroj që situata të rregullohet së shpejti”, deklaroi 74-vjeçari. Ai është pyetur edhe për çështjet e skuadrës.

Lidhur me tema si Ibra apo titulli, Skaroni deklaroi: “Plani financiar i klubit e ka llogaritur që Milani sivjet të renditet mes katër të parave. Nëse vjen diçka më shumë do të ishim më të lumtur. Le t’i marrim gjërat me radhë e shpresojmë që ndaj Atletikos në Champions të shohim Ibrën në fushë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"