Ibra në ankth, do të hetohet se vrau një… luan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:51

Ibra në ankth, do të hetohet se vrau një… luan

Zlatan Ibrahimoviç gjithmonë e ka krahasuar veten e tij me një luan dhe një kafshë të tillë e ka tatuazh në shpinë. Megjithatë, duket se ai ka një precedentë aspak të hijshëm në të shkuarën pikërisht me mbretin e botës shtazore. Gazeta suedeze “Expressen” raporton se në vitin 2011 Zlatan ka vrarë një të tillë në Afrikën e Jugut.

zlatan-lion-650x450-1

Më pas ai e ka importuar atë në Suedi, të copëtuar. Sipas një burimi kafsha u mbajt në kafaz për më shumë se një vit para se të qëllohej. Zlatan i mori lëkurën, kafkën dhe nofullat e luanit të vrarë në shtëpinë e tij në Malmo, Suedi. Një lajm shumë i bujshëm, që ka krijuar polemika të shumta, teksa pritet edhe një hetim nga autoritetet suedeze lidhur me këtë çështje.

Në të gjithë botën, gjuetia e luanit është e paligjshme, por ky akt, i kryer nga një personazh i madhësisë së Ibrës e bën edhe më kumbues lajmin. Ndërkohë, sulmuesi raportohet i qetë dhe vazhdon stërvitjen me Milanin ku duket se do të vazhdojë të luajë për të paktën edhe një sezon tjetër.

ibrahimovic_leone

ELOZHET E VIJËS – David Vija pasi mbylli kontratën vitin e kaluar me Visel Koben në Japoni, vendosi të varte këpucët në gozhdë për t’iu përkushtuar Kuinsboro FC, klubi amerikan me qendër në lagjen e Kuinsit në Nju Jork. Ish-sulmuesi ka bërë një deklaratë përse Zlatan Ibrahimoviçin, shok i tij në kohët e Barcelonës.

Lidhur me sulmuesin e Milanit, spanjolli ka thënë: “Ne jemi stërvitur së bashku në Barcelonë ku kam pasur rastin ta njoh më mirë. Tani ai është te Milani dhe po bën gjëra të pabesueshme për moshën e tij, e cila është e njëjtë me time. Zlatani është një kampion i lindur dhe për mendimin tim është një lojtar spektakolar për futbollin e sotëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"