“Ibra mund të jetë në fushë”, Pioli për përballjen me Totenhem në Ligën e Kampioneve: E vështirë, Konte na njeh mirë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 13:46

“Ibra mund të jetë në fushë”, Pioli për përballjen me Totenhem në Ligën e Kampioneve: E vështirë, Konte na njeh mirë…

Milani do do të përballet me Totenhemin në kuadër të fazës së 1/16-ve. Pas këtij shorteu trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka dalë në një konferencë për mediat. 

2692646-55675230-2560-1440

“Do të jenë dy ndeshje të vështira, kundër një kundërshtari të fortë, të drejtuar nga një trajner i madh që na njeh mirë. Në raundin e dytë është e paimagjinueshme të gjejmë kundërshtarë të lehtë, por ne përgatitemi për të më së miri. Do të jetë një kundërshtar stimulues, do ta luajmë me cilësitë tona, me besim”, u shpreh Pioli.

– A do të kthehet Ibrahimoviç me Totenhem?

“Ne të gjithë shpresojmë që Zlatan të kthehet me ne sa më shpejt të jetë e mundur, rikuperimi po përparon mirë. Pastaj le të shohim në shkurt. Në Champions League ajo që ka rëndësi është momenti që të arrish atje, ka ende shumë kohë, ne duhet të fokusohemi për nesër”.

– Çfarë mendoni për Konte?

“Ai është një trajner i madh, i cili ka fituar kaq shumë kudo. Ai i jep një identitet të qartë dhe një mentalitet të madh ekipit të tij. Totenhem është shumë kompakt dhe i rregullt me ​​individualitete shumë të forta, si Kejn Son, Kulusevski, Perisiç, me shumë njerëz që njohin Milanin dhe futbollin italian. Në letër mendoj se mund të jetë një sfidë e balancuar”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"