Ibra mendon rikthimin në Suedi, mund të jetë shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 15:16

Ibra mendon rikthimin në Suedi, mund të jetë shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Egzon Binaku shumë shpejt mund të jetë shok skuadre me sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Shtatlarti në një intervistë të zhvilluar para disa ditëve ka folur në lidhje me mbylljen e karrierës së tij. Ai ka pohuar se klubi i Los Anxhelos Galaksi nuk do të jetë klubi që do të përfundojë karrierën, madje ka thënë se këtë gjë do ta bëjë në Suedi.

ibrahimovic_zlatan-1040x572

Më konkretisht Ibra ka thënë për klubin e Malmoe-s.  “Është e vërtetë, kam marrë një propozim prej tyre. Nuk ia mbyll derën, nuk kam fituar asnjëherë një kampionat në Suedi dhe është një trofe i cili më mungon”. – ka thënë Ibrahimoviç. Ndoshta një ditë në të ardhmen do të shikojmë të luajnë në të njëjtën skuadër, Egzon Binaku me Ibrahimoviçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"