Ibra largohet nga Milano, sulmuesi kthehet në Suedi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:44

Ibra largohet nga Milano, sulmuesi kthehet në Suedi

Zlatan Ibrahimoviç  është kthyer në Suedi për trajtim mjekësor, pasi ka lënduar pulpën e këmbës gjatë stërvitjeve me Milanin, shkruan “Sky Sport Italia”.

auto_0_FBL-SWE-ITA-HAMMARBY-IBRAHIMOVIC1587732667

Klubi i ka dhënë leje Ibrës të kthehet në Suedi dhe ai është nisur në pasdite. Ibrahimoviq 38-vjeçar pritet të mungojë afro një muaj pas lëndimit në pulpë. Mirëpo, fillimisht te Milani ishin frikësuar se dëmtimi mund të ishte më serioz, por për fat të mirë jo.

img

Sulmuesi i është nënshtruar një seance fizioterapie në mëngjes, para se të nisej në Suedi. Nga 3 qershori ai do të jetë në gjendje të kthehet në Itali, pa pasur nevojë për karantinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"