Ibra i “jep duart” Mançester Junajtid, destinacioni i ardhshëm i suedezit është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 17:03

Ibra i “jep duart” Mançester Junajtid, destinacioni i ardhshëm i suedezit është…

Tashmë duket se gjithçka ka mbaruar në Angli për Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez, edhe pse asgjë nuk është zyrtare, duket se do të largohet në fund të këtij sezoni nga ekipi i Mançester Junajtid.

Ibra

Murinjo duket se ka rënë dakord që të lërë të lirë sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor. Nuk dihet se cili do të jetë klubi i ardhshëm i suedezit, por spekulimet kanë qenë për një ofertë nga Los Anxheles Galaksi në kampionatin amerikan të futbollit.

Ibrahimoviç u bashkua me Mançester Junajtid në vitin 2016, dhe në këto dy sezone, ka shënuar 29 gola në 53 paraqitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"