“Ibra gjithnjë ishte i mërzitur te Milani”, Alegri: Kur mora drejtimin e Juventusit, të gjithë menduan se jam i çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 20:08

“Ibra gjithnjë ishte i mërzitur te Milani”, Alegri: Kur mora drejtimin e Juventusit, të gjithë menduan se jam i çmendur

Masimiliano Alegri mori drejtimin e Juventusit në verën e 2014-ës, në një kohë kur të gjithë mendonin se kjo skuadër po shkonte për poshtë, pasi ishte ngopur me fitore.Massimiliano-Allegri

Tekniku italian rikthehet të flasë për atë kohë, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Kur mbërrita në Torino pas Antonio Kontes, shumë menduan se isha i çmendur, pasi cikli fitues i Juventusit kishte përfunduar sepse skuadra ishte e ngopur. E vërtetë, situata nuk ishte e përsosur, gjeta një ekip që duhej rindërtuar. Ishte një sfidë emocionuese, por edhe e rrezikshme. Ka dy mënyra për të qenë një trajner i mirë, duhet të jesh autoritar dhe i hapu me lojtarët. Kështu që unë më shumë dëgjoj sesa flas.”, theksoi 52-vjeçari.  allegri_ibrahimovic_milan_getty

Alegri gjithashtu flet edhe për sjelljen e Ibrahimoviç gjatë kohës kur ishte pjesë e Milanit: “Ibrahimoviç ishte gjithnjë i mërzitur te Milani. Kjo sepse të tjerët nuk luanin si ai. Për dy vite unë i shpjegoja atij se të tjerët nuk mund të luanin si ai dhe Ibra duhej ta kuptonte këtë.”, përfundoi tekniku italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"