“Ibra, është si grua që duhet joshur, por nga Milani…”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 18:46

“Ibra, është si grua që duhet joshur, por nga Milani…”

Adhurimi i Mino Raiolës për të asistuarit e tij është i madh, por për Zlatan Ibrahimoviçin nuk njeh kufi. Teksa gjendet në SHBA për të organizuar operacionin në gju të Bonaventurës (një tjetër i asistuar i tij), menaxheri raportohet të ketë takuar drejtuesit e Milanit, të cilët kanë dashur të testojnë mundësinë e transferimit të suedezit te kuqezinjtë.

Mino-Raiola-and-Zlatan-Ibrahimovic

Ndërkohë që drejtori teknik i Galakisë konfirmon qëndrimin e Ibrës te Los Anxhelos, Raiola mësohet të ketë ngjallur optimizëm te “Djalli”. Në takimin me emisarët e Milanit, agjenti e ka përkufizuar Ibrahimoviç si një grua, e cila duhet joshur, por nga ana e Leonardos nuk është kryer ende telefonata që do t’i hapte rrugën rikthimit të suedezit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"