Ibra drejt Monzës, Galiani sqaron gjithçka: Për shkak të Koronavirusit sulmuesi suedez…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 11:24

Ibra drejt Monzës, Galiani sqaron gjithçka: Për shkak të Koronavirusit sulmuesi suedez…

Zlatan Ibrahimoviç me shumë mundësi do të largohet nga Milani në fund të sezonit, teksa nuk dihet ende nëse do të vazhdojë karrierën në ndonjë ekip tjetër apo do i japë fund futbollit të luajtur.iBRA

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se suedezi mund të kalojë te Monza, ekip në pronësinë e ish-presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni. Megjithatë për t’i shuar ëndrrat e tifozëve të Monzës, ka menduar Adriano Galiani.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur: “ Ardhja e Ibrës është e pamundur. Le t’i japim fund ëndrrës për ardhjen e suedezit. Efektet anësore të Koronavirusit na e bëjnë të pamundur afrimin e sulmuesit në ekipin tonë.ibrahimovic galiani

Tani për shkak të situatës ku ndodhemi, nuk është asgjë e qartë, pasi ende nuk dimë se kur do nisë futbolli.”, u shpreh Galiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"