Ibra do të kthehet te Suedia? Trajneri thotë fjalën e fundit: Ai duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:47

Ibra do të kthehet te Suedia? Trajneri thotë fjalën e fundit: Ai duhet…

Trajneri i Suedisë Jarne Anderson deklaron se ylli i Milanit Zlatan Ibrahimoviç duhet ta pranojë publikisht nëse dëshiron të rikthehet në kombëtaren nordike.
EuX3kMqJDKXOS0mq7u9QY4d6gfVNerxvz2FHTkyR

Në një deklaratë të fundit, tekniku i përfaqësueses verdheblu tregoi se Ibra i ka thënë 4 vite më parë se e ka mbyllur çështjen e pjesëmarrjes me kombëtaren e Suedisë, por atij t’i vendosë nëse vetë 39-vjeçari dëshiron të luajë për Suedinë.

“Së pari, është e nevojshme që ai vetë dëshiron të bëhet pjesë e projektit të ekipit kombëtar. Në 2016 më tha saktësisht se nuk dëshiron më të luajë për kombëtaren. E respektova zgjedhjen e tij dhe në ditët e sotme. Duhet ta thotë vetë që dëshiron të kthehet. Nëse ndodh kështu, atëherë do të vendos unë.

Nuk e kemi parë njëri-tjetrin për disa kohë. Nuk e kam ndjekur se çfarë bën në rrjetet sociale, por në çdo rast nuk dua t’i di se çfarë thotë ai. E di që kemi rënë dakord kur ai u largua nga ekipi kombëtar. Që nga ajo kohë, asgjë nuk ka ndryshuar në këndvështrimin tim”, deklaroi trajneri i Suedisë Jane Anderson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"