“Ibra dhe Zhiru janë mirë, por s’e dikë do të grumbulloj”, Pioli: Milani pa frena, kam një grup spektakolar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 10:14

“Ibra dhe Zhiru janë mirë, por s’e dikë do të grumbulloj”, Pioli: Milani pa frena, kam një grup spektakolar

Specia përbën takimin e radhës të Milanit dhe për Stefano Piolin është rivalja më e vështirë. Jo vetëm për shkak të asaj humbjeje të sezonit të kaluar që orientoi titullin nga Milano zikaltër. Trajneri kuqezi ka analizuar momentin e ekipit dhe rezultatet e fundit në një intervistë për televizionin e klubit.

pioli

Sa ju ndihmoi Hernandezi ta zhbllokoni ndeshjen?

Ndeshjen e zhbllokoi skuadra duke përballuar ndeshjen me kthjelltësi dhe inteligjencë pa hequr dorë nga sulmet dhe krijimi i rasteve. Lojtarë me cilësi kemi më shumë se një.

Ndërkohë jeni mbrojtja më e mirë e kampionatit…

Është një statistikë e rëndësishme sepse tregon qartë për gjendjen e mirë ekipore. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se jemi vetëm në fillim të sezonit dhe pavarësisht organikës së zgjeruar, dëmtimet kanë qenë të shumta. Secili nga djemtë që do të rikthehet mund ta ndihmojë skuadrën..

Ku mund të përmirësohet ky Milan?

Në shumë aspekte. Ndeshjet na ofrojnë gjithmonë pika analize, ndaj mendoj se ka shumë situata ku mund të ndërhyjmë për të sistemuar. Nëse në sulm i bëjnë siç duhet detyrat, atëherë edhe për mbrojtësit bëhet më e lehtë puna. Sulmi dhe mesfusha kanë shumë rëndësi për mënyrën se si një ekip mbrohet. Nëse djemtë vazhdojnë kështu, do të kënaqemi shumë sivjet.

13 pikë si vitin e kaluar, por çfarë ka ndryshuar sipas jush?

Publiku, sepse tani kemi me vete tifozët që na dhurojnë energji dhe entuziazëm. Kur luajmë në shtëpi është diçka spektakolare. Kjo atmosferë është krijuar falë paraqitjeve tona.

Sa rëndësi ka të pasurit alternativa?

Nuk jam dakord me ata që na kritikuan për cilësinë e pjesës së parë. Na mungoi vetëm pak cilësi, por nuk rrezikuam asgjë. Kush zbriti në fushë u paraqit në lartësinë e duhur. Kam djem të fortë.

Si është gjendja e të dëmtuarve?

Ndaj Venecias nuk u dëmtua askush për fat të mirë, por nuk e di kush do të jetë gati për ndeshjen e radhës. Ibra është më mirë, ashtu si Zhiru, Kjaeri e Kalabria, por nuk e di se cilin do të kem mundësi ta grumbulloj. Vlerësimet e fundit do t’i bëj të shtunën.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"