Ibra bën menaxherin, darkon me Pogbanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 15:44

Ibra bën menaxherin, darkon me Pogbanë

Pas frenimit që trata tiva e cila mund ta rikthente Pol Pogbanë te Mançester Junajtid ka pësuar në ditët e fundit, duket se indiciet e ardhura dje kanë rindezur menjëherë spekulimet se këto bisedime nuk janë ndërprerë.

Zlatan ibrahimovicMadje, në lojë për të bindur mesfushorin francez që t’u bashkohet “djajve të kuq” ka hyrë edhe Zlatan Ibrahimoviç. Ky nuk është një thashethem, por një fakt, sepse Pogba dhe Ibra kanë darkuar së bashku në një nga restorantet e Los Anxhelesit duke nënvizuar kështu se ndoshta ky nuk ka qenë thjesht një takim rastësor, por edhe një ftesë ose një pranim ftese me një synim të qartë nga ana e suedezit.

Ai që e ka bërë publik këtë lajm është Bobi Çin, shefi i kuzhinës së restorantit ku dy kampionët darkuan, i cili nuk ngurroi që të bënte një foto me Pol Pogbanë dhe ta postonte atë në adresën e tij në “Instagram”.

Në pritje për të kuptuar nëse Zlatan Ibrahimoviç e ka bërë detyrën e tij, fakt është që suedezi po kalon pushimet e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Pol Pogba (po ashtu edhe nordiku) kanë qenë disa prej të ftuarve specialë të “ESPY’s 2016”, eventi i përvitshëm që organizohet nga rrjeti televiziv “ESPN”, për të nderuar dhe vlerësuar sportistët ekselentë. Flet Pogba –

Pasi e ka lënë pas zhgënjimin e finales së Europianit 2016, me Francën e tij, Pol Pogba ka ditur të ngushëllohet me një model dhe ngjyrë të re flokësh, por mbi të gjitha është parë sërish i qeshur, përpara mikrofonave të rrjetit “ESPN”, ku nuk ngurroi t’u përgjigjej disa pyetjeve jo “komode”.

“Lojtari më i mirë në botë? Mesi, Ronaldo… Nuk do dija të zgjidhja mes tyre. Por, të mos harrojmë dhe Grizmanin, i cili sivjet ka bërë një sezon fantastik, me Atletikon dhe me Francën. ‘Topi i Artë 2016’? Nuk kam dyshime për këtë, e meriton Ronaldo sivjet, ka fituar Champions dhe Europian. Unë te Junajtid?

Ajo që di të them, është se aktualisht është Juventusi familja ime. Sa herë që e mbaj veshur atë bluzë ndihem krenar dhe i lumtur, – vazhdon Pogba, të cilit i vihen përpara tri fanella, ajo e Junajtid, e Realit dhe e Juves, por 23-vjeçari e kalon me sukses. – Kë do të vesh prej tyre këtë sezon? Pse jo, të tria bashkë. E ritheksoj, jam shumë i lumtur te Juventusi.

Reali është një klub gjigant, ndërsa Junajtid ka qenë familja ime e parë. Murinjo më do në Mançester? Nëse telefonon, të shohim se çfarë do të ndodhë…”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"