“Ia thyeja shkopin në kokë anësorit”/ Ja rasti kur asistenti i ndryshoi vendimin Jeminit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 22:47

“Ia thyeja shkopin në kokë anësorit”/ Ja rasti kur asistenti i ndryshoi vendimin Jeminit (VIDEO)

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, teksa ishte i ftuar mbrëmë “Procesin Sportiv”, po komentonte golin e anuluar të Tomislav Bushiç në takimin ndaj Skënderbeut, ku ndër të tjera tha se kur ai ishte në fushë, nuk lejonte që një anësor t’i ndryshonte vendimin, në atë zonë të fushës, pasi ai i thyente edhe shkopin kokës.

 

“Ky rast është i çuditshëm, e kam parë disa herë. Thuhet për prekje të topit me dorë. Duhet një kamerë prapa porte, që të shihet qartë. Ajo që më bën përshtypje, është se ndërhyn asistenti. Nuk ka mundësi të ndërhyjë asistenti, pasi nuk është zona e tij ajo atje. Dyshoj se nuk është faull, sepse ai nuk ka mundësi ta shohë. Mua nuk ma ngrinin flamurin asistentët. Nuk kishte mundësi, sepse ia thyeja shkopin në kokë. Asistenti atë lojtar e ka me shpinë. Kryesori është i pozicionuar keq, sepse topi është në lëvizje. Ai duhet të afrohet të shikojë aksionin. Dhe ta sqaroj, pse nuk do e lija të ngrinte flamurin, është se arbitrat kanë zona të ndara. Dhe ajo zona ku gjendet Bushiç, nuk është e asistentit. Nuk ka lidhje besimi mes gjyqtarëve. Asistenti ka vetëm cepin pranë goditjes së këndit. Maksimumi mund të ndërhyjë në kufje, të thotë faull. Jo të ngrejë flamurin” – deklaroi Jemini.

Por, “Panorama Sport” ju sjell pikërisht një rast në një ndeshje të disa sezoneve më parë, mes Flamurtarit dhe Teutës. Në minutën e 13-të të takimit, Telushi rrëzohet brenda zone, dhe Jemini akordon penallti për vlonjatët, por pasi asistenti i tij në vijën anësore, Nertil Bregasi i flet në kufje, ky i fundit e kthen vendimin, dhe akordon simulin nga ana e lojtarit të vlonjatëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"