Ia rrëmbeu talentin brazilian në verë, Barcelona kërkon sulmuesin tjetër të Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 16:07

Ia rrëmbeu talentin brazilian në verë, Barcelona kërkon sulmuesin tjetër të Arsenalit

Gabriel Martineli konsiderohet si një nga talentet më premtues brazilianë, teksa në merkaton e verës kaloi  nga Ituano te Arsenali.960x0

Me skuadrën angleze 18-vjeçari po tregon një formë të shkëlqyer, ku në 9 ndeshje që është aktivizuar në të gjitha kompeticionet, ka arritur të shënojë 7 gola.

Në verë futbollisti ishte edhe një objektiv i Barcelonës, por këta të fundit nuk përshpejtuan për të arritur një marrëveshje, duke bërë që sulmuesi të kalojë te Arsenali.

Pikërisht kur e shohin që tani Martineli po tregon një formë shumë të mirë në Angli, sigurisht që katalanasit ndjejë keqardhje që e lanë t’iu ikë nga duart. Megjithatë tashmë spanjollët kërkojnë një lojtar tjetër të rëndësishëm siç është Pierre Emerik Obamejang. obamejang

Sipas mediave britanike, sulmuesi nga Gaboni pëlqehet shumë nga drejtuesit spanjollë, të cilët në verë do të provojnë ta transferojnë atë në merkaton e verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"