“Ia plasa në sy veprimin”, Barushi: Mëziun e kam refuzuar kur isha arbitër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 12:50

“Ia plasa në sy veprimin”, Barushi: Mëziun e kam refuzuar kur isha arbitër

Dinamo pati një përballje pozitive, por edhe agresive në fushë kundër Korabit, takim të cilin kryeqytetasit e fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. Por, jo më pak e ashpër ishte përplasja edhe jashtë fushe, ku ishin drejtuesit, Fehmi Mëziu i Korabit dhe ai i Dinamos Ermal Barushi, të cilët debatuan aq ashpër saqë u kapën edhe me duar.

MEZIU BARUSHI

Rivaliteti ka vijuar e duket se do të shohim një garë të fortë deri në fund mes dy kampeve. E mbas kritikave dhe akuzave të Mëziut në adresë të Barushit, është administratori i bluve që e cilëson si deklaratë mjeranësh këtë që ka thënë drejtuesi i Korabit, ku as ai dhe as klubi që përfaqëson nuk bëhet pis. Ai shton më tej se ishte një e vërtetë tjetër ajo që e shqetësoi Mëziun dhe se e ka refuzuar kur ka qenë arbitër.

“E pashë shkarazi atë artikull. Nuk besoj që Mëziu është i shqetësuar. Do ketë ndonjë problem tjetër që duhet ta justifikojë në këtë formë. Mëziu duhet të kuptojë që nuk mund të më bëjë pis as mua, as klubin që përfaqësoj me këto lloj deklaratash mjeranësh. Ai e di dhe më njeh shumë mirë se kush jam dhe sa herë e kam refuzuar kur punoja arbitër.

Dua t’i them Mëziut që të ketë kujdes kur thotë që kam bërë presion në takimin me zyrtarët para ndeshjes. Unë ia kam bërë me dije në sy atë veprim që kishte bërë ai përpara ndeshjes dhe nga kjo e vërtetë i erdhi rëndë. Ai duhet të ketë kujdes, sepse nuk mund të prishë marrëdhëniet e mira të dy klubeve me sjelljen dhe veprimet e tij duke sjellë një frymë armiqësore dhe jo ‘Fair Play'”, përfundoi administratori i Dinamos, Ermal Barushi.

S. SULOZEQI- PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

“Dinamo nuk ngjitet me dallaveret e Barushit”, drejtori i Korabit: Bëri presion para ndeshjes, kanë 6 penallti në 8 javë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"