“Ia kemi marrë dorën Partizanit”, Albano Aleksi “thumbon” të kuqtë: Do i mundim sa herë të luajmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 19:51

“Ia kemi marrë dorën Partizanit”, Albano Aleksi “thumbon” të kuqtë: Do i mundim sa herë të luajmë

Albano Aleksi ka folur pas fitores 1-0 kundër Partizanit. Mesfushori i Teutës nuk i kurse “thumbat” për skuadrën e kuqe, teksa në prononcimin për mikrofonin e “Supersport”, u shpreh:

bandicam 2020-03-04 19-40-46-977

“Sot e kishim për detyrë të markonim Melon dhe Çinarin. Besoj se kemi bërë punën shumë mirë. Ne sa herë luajmë jashtë, është problemi i fushës, tifozërisë. Por, më pas filluam të luanim lojën tonë. Çunat morën besim dhe filluan të luanin lojën.

Si mundet Partizani? Kjo është e thjeshtë. Të jem i sinqertë, ia kemi marrë dorën. Si me Luftëtarin, por edhe me Teutën. Morën një barazim që s’e meritonin. Sa herë të luajmë me të, do t’I mundim”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"