I zunë vendin e titullarit, zbulohet kërkesa e Strakoshës në drejtim të Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2021 | 22:40

I zunë vendin e titullarit, zbulohet kërkesa e Strakoshës në drejtim të Lacios

E ardhmja e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me Lacion është ende në dyshim.

strakosha 1

Gardiani kuqezi i cili është në skadencë kontrate në qershorin e vitit 2022, pas katër sezonesh si titullar i padiskutueshëm tani e sheh veten një rezervë e Pepe Reinës.

Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Strakosha do të kërkojë në fundin e sezonit që të largohet nga kryeqyteti italian për të gjetur një skuadër tjetër që ia garanton vendin e titullarit.

Portieri 26-vjeçar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në total në 9 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"