“I zhgënjyer që nuk gëzojmë me tifozët”, Sadedini: Morëm pikën e parë, por Flamurtari nuk më bind

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 18:10

“I zhgënjyer që nuk gëzojmë me tifozët”, Sadedini: Morëm pikën e parë, por Flamurtari nuk më bind

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, u shpreh se e kënaq pika e parë në kampionat që erdhi vetëm në javën e pestë ndaj Laçit, por ende nuk e bind ekipi i tij.

sadedini

Në mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, Sadedini deklaroi se ekipi i tij është sërish në vështirësi, dhe pret të rritet dita-ditës.

Pika e parë me shumë luftë nga skuadra…

E vërtetë, ekipi përveç se u mundua për lojën, dha dhe zemrën në fushë. Rezultati na kënaq, të dyja ekipet.

Përveç problematikave, ekipi lufton. Edhe ata që vijnë nga stoli…

Ne kemi problemet tona. Jemi me vonesë. Po përpiqemi që ekipi të rritet e të marrë pikët. Do vazhdojmë të ecim përpara.

Për kë luan Flamurtari? Kujt i gëzohet kur merr një pikë?

Nuk është bukur të luash një ndeshje pa tifozë. Këto janë kushtet. Unë jam tekniku, nuk futem dot në këto punë. E vërtetë që pa tifoza nuk luhet. Këtë realitet kemi. Me Idrizin nuk kam folur, por nuk është nevoja që të flas unë. Dihet që futboll pa tifozë është vështirë të luash.

A ju bind skuadra për vazhdimësinë e kampionatit? Ku mund të shkojë ky Flamurtar?

Ekipi ka probleme dhe nuk më bind akoma. Do rritemi dita-ditës, ndoshta na vijnë edhe rezultatet e mira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"