I zhgënjyer që nuk e shitën dhe me rezultatet e skuadrës, klubi i njohur anglez në “pole position” për Muriqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 18:10

I zhgënjyer që nuk e shitën dhe me rezultatet e skuadrës, klubi i njohur anglez në “pole position” për Muriqin

Klubi i njohur i Premier Ligës Leiçesteri ka parakaluar rivalët për të blerë sulmuesin e dalluar të Kosovës dhe Fenerbahçes Vedat Muriqi.

Brendan-Rodgers-and-Jamie-Vardy-Leicester-City

Sipas prestigjiozes angleze “Express”, tekniku i “dhelprave” Brendan Roxhers është shprehur i gatshëm ëpr të sjellë në Angli 25-vjeçarin.

Sezoni në rënie i Fenerbahçes dhe refuzimi i presidentit të klubit turk Ali Koç për të shitur në janar Muriqin e kanë shqetësuar shumë këtë të fundit dhe sipas gjasave, Fenerbahçe do të dorëzohet në fund të sezonit për shitur “bomberin” e kampionatit turk.

Gjatë pjesës së parë të sezonit shumë klube të mëdha të futbollit europian dhe anglez u interesuan për Muriqin, por presidenti Koç u mbylli derën.

Vlera e kartonit të sulmuesit të “Dardanëve” shkon në 33 milionë €. Deri tani, ai ka shënuar plot 14 gola në të gjitha kompeticionet me Fenerbahçen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"