“I zhgënjyer nga rezultati, meritonim 100% fitoren”, Seferi: Jam më afër Kombëtares, ja çfarë duhet të korrigjojë Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 18:36

“I zhgënjyer nga rezultati, meritonim 100% fitoren”, Seferi: Jam më afër Kombëtares, ja çfarë duhet të korrigjojë Tirana

 Tulant Seferi ishte një nga lojtarët më të dalluar në barazimin 2-2 që Tirana arriti në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, sulmuesi nga Kumanova, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, teksa ia vuri fajin fatit për mos marrjen e fitores.

Seferi

DËMTIMI- Shpresoj që është vetëm kontraktim. Kërkova zëvendësim për të qenë më i kujdesshëm dhe për të qenë gati për ndeshjen e radhës. Nesër do të bëj një vizitë.

NDESHJA- Pavarësisht se dëshira e sulmuesve është të shënojnë sa më shumë gola dhe të japin sa më shumë asiste, unë mendoj se më shumë rëndësi ka rezultati i ekipit, e kemi merituar atë ndeshje ta fitonim 100%. Fati nuk na deshi dhe dolëm barazim. Jam i zhgënjyer nga rezultati.

Kemi edhe shumë ndeshje, por është e vështirë, duhet të fitonim këtë ndeshje, por shpresoj të fitojmë ndeshjet e radhës. Kemi bërë një superndeshje sot, por fati nuk ishte me ne.

Ne kemi një superekip, siç e patë edhe sot, kishim shumë shanse, por nuk na eci dhe fati. Në futboll fati është shumë i rëndësishëm.

KOMBËTARJA- Kombëtarja i sheh lojtarët e kampionatit shqiptar, besoj që jam më afër Kombëtares. Nuk ndikojnë vetëm golat, por edhe paraqitjet.

ÇFARË DUHET TË KORRIGJOJË TIRANA- Duhet të luajmë më shpejt me topin dhe më thjesht, dhe duhet të luajmë përpara, këtë gjë duhet të korrigjojë Tiranë, asgjë tjetër”, u shpreh Seferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"