“I zhgënjyer nga Reja”, Selahi në “Panorama TV”: Silvinjo më vlerëson, ka sjellë frymë të re së bashku me Zabaletën! Jemi gati për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2023 | 23:06

“I zhgënjyer nga Reja”, Selahi në “Panorama TV”: Silvinjo më vlerëson, ka sjellë frymë të re së bashku me Zabaletën! Jemi gati për Europianin

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Lindon Selahi ka dhënë një intervistë për emisionin sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje me Skype ai foli për karrierën e tij tek Rijeka, rikthimin pas 4 vitesh në Kombëtare, si dhe për ndeshjen me Poloninë. Ndër të tjera, Selahi deklaroi se do të përshtatej shumë mirë në një ekip në Gjermani ose Itali.Collage Maker-14-Apr-2023-04-56-PM-2683“Karriera shkon shumë mirë, jam çdo ndeshje titullar. Rijeka është në Ballkan, ka mentalitet si në Shqipëri, të gjithë njerëzit janë shumë të mirë. Jam i lumtur për golat dhe asistet, por do vazhdoj të punoj më shumë. Sezonin e kemi filluar pak keq, por me trajnerin e ri jemi më mirë. Do ta jap maksimumin për çdo ndeshje. Në Kroaci ndjehem shumë rehat. Memaxherët e mi punojnë për të ardhmen, unë jam i fokusuar vetëm të jap më të mirën në fushë. Jam gati për të bërë hap më të madh. Mendoj se do përshtatesha mirë në Gjermani ose Itali. Më kishte munguar të isha në Kombëtare, jam shumë i kënaqur që jam rikthyer. Jam zhgënjyer që s’më kanë grumbulluar në 4 vite, luan me zemër kur je në Kombëtare. Nuk e di pse Reja nuk më ka përzgjedhur, ai ka vendosur dhe e respektoj vendimin e tij. Tani kam mundësinë të tregojmë veten në fushë. Është vlerësim për mua, ftesa që më bëri Silvinjo. Çdo lojtar dëshiron të luajë, dhe trajneri vendos në fund. Unë jam gati për të luajtur, dhe do pres momentin që do të aktivizohem. Silvinjo është një trajner i madh, ka shumë eskperiencë, si ai dhe Zabaleta e dinë se çfarë duan, kanë sjell frymë të re. Mendoj se kemi mundësi të mirë për tv shkuar në Europian, kemi lojtar të rinj dhe një grup të mirë. Patëm vetëm 1 javë stërvitje, bëmë një lojë shumë të mirë, Shqipëria meritoi më shumë me Poloninë. Seferi dhe Ramadani janë shumë të mirë, ashtu si edhe Mehmeti. Të gjithë futbollistët kemi marrëdhënie të mirë së bashku. Ishte ndeshja e parë me trajnerin e ri, po mundohemi të kuptojmë se çfarë do të kërkojë nga ne Silvinjo, tani duhet të shohim përpara dhe të fitojmë ndeshjet që do të vijnë vijnë. Ëndrra ime dhe e familjes time ka qenë që të luaj për Kombëtaren. Kur vesh fanellën ke shumë emocione, është krenari e madhe dhe do të thotë shumë për mua”, deklaroi Selahi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"