I zhdukur prej muajsh dhe dyshohet për tradhti, merr fund lidhja e Alegrit me aktoren italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 18:53

I zhdukur prej muajsh dhe dyshohet për tradhti, merr fund lidhja e Alegrit me aktoren italiane

Sikur të mos mjaftonin problemet me Juventusin, Masimiliano Alegri tashmë përballet me probleme edhe në jetën e tij personale. Ajo me Ambra Anxholinin, që dukej si lidhja e duhur për të qetësuar trajnerin e cilësuar shpesh si Don Zhuan për lidhjet e tij sentimentale, ka marrë fund edhe zyrtarisht.

sadasdasd

 

Revista italiane “Chi” ka zbuluar se aktorja dhe prezantuesja italiane, ka shkëputur lidhjet me trajnerin aktual të Juventusit pas një situatë që është bërë e padurueshme prej muajsh. Sipas saj, Alegri kishte shkëputur fillimisht kontaktet  e vazhdueshme që kur kishte filluar pandemia, duke vendosur që të qëndronte larg saj gjithnjë e më shumë e kjo kishte sjellë ndarjen e palëve.

Kështu, duket se gjithçka ka marrë fund në këto ditë, me Alegrin e Ambrën që nuk janë më një çift. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e një tradhtie në muajt e fundit nga ana e trajnerit të Juventusit por Ambra, e kontaktuar nga mediat italiane, ka preferuar të mos zbulojë asgjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"