I vonuan vizën, ja zgjidhja që gjen presidenti i Çelsit për të hyrë në Britani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 22:55

I vonuan vizën, ja zgjidhja që gjen presidenti i Çelsit për të hyrë në Britani

Bosi i Çelsit, Roman Abramoviç, duket se e ka zgjidhur problemin e hyrjes në Britani, e cila i është ndalur, pasi i ka skaduar viza. Oligarku rus ka marrë shtetësinë izraelite. Ai ka dhënë intervistën në ambasadën izraelite në Moskë dhe më pas ka fluturuar drejt Tel Avivit për të tërhequr pasaportën. Viza e tij si investitor në Mbretërinë e Bashkuar skadoi në fund të muajit prill.

Chelsea-news-Roman-Abramovich-962585

Dhe me sa duket, tensioni mes Moskës dhe Londrës për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Angli, ka ndikuar edhe në vonesën për t’i rinovuar vizën pronarit të bluve të Londrës. Mediat izraelite raportojnë se Abramoviç është pajisur fillimisht me kartë identiteti në Izrael (vend me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira ku prej vitit 2015 ka blerë edhe një hotel) bazuar në Ligjin për Rikthimin, që u lejon të gjithë hebrenjve të bëhen shtetas të Izraelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"