I vodhi shuma marramendëse Kontes dhe disa futbollistëve, ndërron jetë në mënyrë tragjike personazhi i njohur italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 18:47

I vodhi shuma marramendëse Kontes dhe disa futbollistëve, ndërron jetë në mënyrë tragjike personazhi i njohur italian

Brokeri i famshëm i sigurimeve Masimo Bokiçino ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas një aksidenti me motor në mëngjesin e ditës së sotme sipas raportimeve nga “La Repubblica”.

Collage Maker-19-Jun-2022-06.45-PM

Bokiçino ishte bërë i famshëm në mediat italiane për shkak të një skeme mashtrimi që lidhej me investimet online me anë të të cilës kishte arritur t’i merrtë disa qindra miliona euro personazheve të famshëm të botës së sportit si Antonio Konte, Marcelo Lipi, Stefan El Sharaui, Patris Evra etj.

Italiani ndërroi jetë një ditë përpara datës së caktuar për t’u përballur me akuzën për krimin kibernetik dhe financiar pas akuzave dhe denoncimeve të shumta që ishin bërë ndaj tij në vitet e fundit, me gjykatën që e kishte shpallur fajtor për krime të ngjashme edhe në të shkuarën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"