I vodhën orën me vlerën marramendëse, Lëklerk fiton “Tapirin e Artë” nga emisioni satirik: Hajdutët bënë punë të mirë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2022 | 22:17

I vodhën orën me vlerën marramendëse, Lëklerk fiton “Tapirin e Artë” nga emisioni satirik: Hajdutët bënë punë të mirë…

Piloti i Ferrarit, Çarls Lëklerk ka qenë protagonist i një episod jo të mire në Imola, teksa iu vodh një orë shumë e rrallë me vlerë marramendëse, teksa po bënte një selfie në Viareggio. Atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të ngushëllohet me Tapirin e Artë, që iu dorëzua nga Valerio Stafeli në Imola, nga emisioni satirik ‘Le Iene’ në Italia 1.

leclerc-3-1024x768

“Ata bënë vërtet një punë të mirë, të organizuar dhe të shpejtë. Përveç orës, ky sezon është vetëm pozitiv për momentin. Dhe shpresoj që në çmimin e ardhshëm të madh, këtu në Itali, të mund të ketë ende kënaqësi: po ecim shumë shpejt” – tha piloti nga Monako.

Lëklerk, është lider i renditjes së Formula 1, në prag të fundjavës italiane, që do ta shohë atë duke garuar para tifozëve të Ferrarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"