I vjedhin kartën e kreditit/ Një mashtrues i merr yllit të Sitit nga llogaria 175 mijë paund, e kupton pas… 5 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 17:14

I vjedhin kartën e kreditit/ Një mashtrues i merr yllit të Sitit nga llogaria 175 mijë paund, e kupton pas… 5 javësh

I janë dashur 5 javë Rijad Mahrezit për të kuptuar se dikush po i vidhte paratë, duke përdoruar një prej kartave të tij të kreditit për të bërë një jetë luksoze në Ibiza dhe Britani.

39178676-0-image-a-19_1613067447963

Ai që ka orkestruar këtë mashtrim, i cili ka ndodhur në vitin 2017, në kohën kur ylli i Mançester Sitit luante për Lestërin, ishte 32-vjeçari Sharif Mohamed, një shofer “piruni”, i cili në më pak se një muaj ka shpenzuar 175.830 sterlina (pak më shumë se 200.000 euro) të Mahrezit mes festave në plazh, hoteleve të luksit, blerjeve në butikët më të mirë dhe lojërave në kazino.

NGJARJA – “Gjëja më befasuese është se dikush mund të grabisë 175 mijë sterlina nga një kartë krediti të cilën ai nuk e ka humbur dhe as që e ka kuptuar”, tha për “The Sun” ishinspektori i policisë, Mik Nevil.

Nga ajo që është zbuluar gjatë procesit në gjykatë, gjithçka nisi nga një telefonatë: një person i telefonoi bankës “Barclays”, duke u hequr si Mahrez, për të porositur një kartë krediti me emrin e tij. Mohamed (i cili në 2009 ka bërë edhe 45 muaj burg për pengmarrje) u mbrojt duke thënë se po vepronte për llogari të një punonjësi të pandershëm të bankës, por provat tregojnë se ai vetë kishte shkuar në Londër dhe në Lestër dhe kishte tërhequr para nga bankomatet, në mënyrë që të mos binte në sy.

Nga ai moment e më pas nisën shpenzimet e çmendura mes Ibizës dhe Britanisë, për të cilat kampioni algjerian nisi ta kuptojë pas vetëm 5 javësh, duke bllokuar kartën e tij të kreditit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"