I vetmi beratas në formacion, kapiteni i Tomorit e thotë hapur: Të gjithë ndihen si në shtëpi! Marrim pikë në Pukë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 11:02

I vetmi beratas në formacion, kapiteni i Tomorit e thotë hapur: Të gjithë ndihen si në shtëpi! Marrim pikë në Pukë

Tomori është “transformuar”. Skuadra i ngjan shumë pak asaj të vjetshmes. Ka frymë tërësisht të re dhe, mbi të gjitha, prodhon futboll. Një grup që premton, ndonëse vazhdon të ketë mungesë të theksuar të produktit vendës.

ervis caco

I vetmi beratas në formacion është Ervis Çaço, që u bë protagonist kundër Lushnjës. Shënoi dy gola dhe i dha tri pikë të çmuara.

Edhe pse kjo gjë shpesh ka krijuar polemika, këtë edicion është sfumuar. Vetë misioni që ka klubi, ka bërë që në plan të parë të jenë rezultatet dhe rrjedhimisht, ngjitja në “Abissnet Superiore”.

Një mision i vështirë, por jo i pamundur. Kështu mendon edhe vetë kapiteni.

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai komenton ndryshimet në ekip, por sigurisht që ndalet edhe te transferta e javës së tretë. Udhëtojnë në Pukë dhe synimi është që të kenë vazhdimësi.

“Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Vijmë pas një faze përgatitore intensive, kemi mbështetjen e duhur morale dhe ekonomike.

Ndaj, jemi të përqendruar maksimalisht në përfaqësimin sa më dinjitoz të kësaj fanelle, jo vetëm për qëllimet tona, por edhe për tifozërinë që nuk na ka braktisur kurrë.

Edhe ndeshjen e fundit tregoi se sa e rëndësishme është prezenca e saj në shkallët e stadiumit. Unë, beratasi i vetëm në formacion?

Këtu jemi të gjithë njësoj, pasi çdo lojtar ndihet i shtëpisë. Disa futbollistë e kanë sezonin e tyre të dytë këtu. Madje, edhe debutuesit afrikanë kanë treguar se janë përshtatur më së miri duke shfaqur edhe cilësi.

Javë pas jave do të shikohen edhe pretendentët, ndaj për ne vlen çdo sfidë si të jetë e fundit. Me Tërbunin prej vitesh kemi pasur një marrëdhënie korrekte prandaj shkojmë në një fushë ku shfaqet futboll.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"