I urren zëvendësimet, Zidan ndryshon metodë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 23:19

I urren zëvendësimet, Zidan ndryshon metodë

Më 8 maj FIFA dhe IFAB vendosën me marrëveshje që një nga masat për rikthimin e futbollit të ishte lejimi i skuadrave për të bërë 5 zëvendësime dhe në këtë mënyrë do t’i ndihmonin lojtarët të menaxhojnë energjitë dhe të shmangin dëmtimet. Trajnerët do të kenë në dispozicion tri ndalesa loje për të bërë këto 5 zëvendësime, por në rast se do të shkojnë ndeshjet me shtesë në disa kompeticione, atëherë do të ketë një tjetër ndërrim. Ky vendim është marrë për të mbrojtur lojtarët duke parë se do të kenë ngarkesë shumë të lartë fizike dhe kalendar të ngjeshur. Për më tepër ata kanë qëndruar 3 muaj pa kompeticion dhe kjo e bën të vështirë përshtatjen. Një ndryshim i tillë i ka detyruar trajnerët që të studiojnë mundësitë për zëvendësimet. Një prej tyre është Zinedin Zidan dhe ndihmësit e tij.

zidane
Francezi nuk është nga ata trajnerë që gjithçka e lidh me zëvendësimet. Ai e ndjek lojën me vëmendje, por e ka shumë të vështirë që të përfshijë lojtarët nga stoli. Duke i harruar 10 ndeshjet ku është detyruar që ndërrimin e parë ta bëjë për shkak të dëmtimeve, në këtë sezon ai e ka bërë zëvendësimin e parë duke nisur në minutën e 70-të. Pra, në 29 ndeshje (51.27%) ai ka pritur deri 20 minuta nga fundi i ndeshjes për të ndryshuar të paktën një lojtar. Në total, Zinedin Zidan ka bërë 112 zëvendësime në këtë sezon, ndërsa në 6 ndeshje (15.38%) ka preferuar që të mos bëjë asnjë ndërrim. Nga këto 6 ndeshje, 33% kanë përfunduar në barazim. Tërheq vëmendjen fakti që Reali i Madridit është një skuadër e mbushur me yje në stol, por numri një i pankinës ka dashur gjithmonë që t’u transmetojë besim lojtarëve që ka në fushë.
Zinedine+Zidane+Quique+Setien+Real+Madrid+nJwfY6Bt6hHl

Një tjetër e dhënë kurioze e trajnerit Zidan gjatë ndeshjeve është fakti që në 15 takime ka bërë menjëherë zëvendësim të dyfishtë, çka tregon se kur gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë ai ndryshon planin. Një shembull për këtë është derbi i fundit kundër Atletikos. Pasi e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-0, la Krosin dhe Iskon në dhomat e zhveshjes dhe aktivizoi Vaskezin dhe Viniciusin. Të dy ndihmuan e ekipin që të arrinte fitoren falë vertikalizimeve. Braziliani bëri një ndeshje mjaft të mirë, sidomos në aksionin e golit. Zinedin Zidan ka për detyrë që të përshtatet me futbollin e ri, sepse trajnerët kundërshtarë mund ta kapin në befasi me 5 zëvendësime.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"