I tmerruar nga tërmetet, lojtari i Kukësit vjen dhe ikën nga Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 19:45

I tmerruar nga tërmetet, lojtari i Kukësit vjen dhe ikën nga Shqipëria

Kukësi ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës në kampionat, por një nga lojtarët mungon në stërvitje.

kitanovski

Bëhet fjalë për mbrojtësin Tome Kitanovski. Lojtari maqedonas është larguar nga Shqipëria pas tërmeteve që goditën vendin tonë, dhe i ka komunikuar drejtuesve se nuk mund të kthehet, sepse është i trembur nga kjo situatë.

Një veprim i tillë nuk u ka pëlqyer drejtuesve kuksianë, ndërkohë që pritet të mësohet se si do të vijojnë marrëdhëniet mes Kitanovskit dhe klubit. Kujtojmë që këtë sezon trajneri Duro e ka pasur një titullar fiks në mbrojtje 27-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"