I theu këmbën Gomesit, Federata Angleze jep vendimin pozitiv për Son

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 18:45

I theu këmbën Gomesit, Federata Angleze jep vendimin pozitiv për Son

Heung-min Son përjetoi një moment shumë të keq ditën e dielë, teksa pas një ndërhyrje ndaj Andre Gomes, i theu këmben këtij të fundit.son andre gomez

Një ndërhyrje e cila nuk ishte shumë e ashpër, por që i kushtoi shumë rëndë futbollistit të Evertonit. Pikërisht këtë moment, sulmuesi korean e përjetoi shumë keq, teksa shpërtheu në lot direkt pas dëmtimit të kundërshtarit të tij.

Për këtë ndërhyrje, Son u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, me Totenhemin që apeloi këtë vendim, pasi nuk ishte një ndërhyrje e rrezikshme, dhe Gomez pësoi thyerjen pas përplasjes edhe me lojtarët e tjerë.

Ditën e sotme Federata Angleze e Futbollit ka pranuar apelimin e “Spërsave” për kartonin e kuq dhe e kanë falur sulmuesin për ndeshjen e ardhshme. Në këtë mënyrë 27-vjeçari mund të aktivizohet që në fundjavë, kur Totenhemi do të luajë me Shefild Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"