“I thashë mos shko se Anglia është e dh***ë”, gruaja rrëfen debatin e ashpër me Di Marian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 14:18

“I thashë mos shko se Anglia është e dh***ë”, gruaja rrëfen debatin e ashpër me Di Marian

Kur Angel Di Maria kaloi nga Reali i Madridit te Mançester Junajtid për 75 milionë euro, e vetmja që nuk ishte dakord me transferimin ishte gruaja e tij, Jorgelina Kardoso.

di mariaaa

Ata janë bashke prej 10 vitesh, por kjo nuk do të thotë se për çdo gjë gjejnë kompromisin. Rasti në fjalë është zbuluar nga vetë gruaja e Di Marias, që tashmë luan për PSG-në, e cila thotë që debati kishte shkuar deri aty sa i kishte thënë të ikte i vetëm.

di maria

“Mançesteri është qytet i tmerrshëm. Bëmë debat. Jetonim në Madrid, ai luante në skuadrën më të mirë në botë. Moti ishte perfekt, po ashtu dhe ushqimi. Papritur vjen një ofertë nga Mançesteri.

Anglia është e dh***ë i thashë. Shko vetëm. Ai ma ktheu që nëse ty të ofron një kompani tjetër dyfishin e rrogës nuk do të shkoje? Mirëpo unë kisha vajzat për të rritur dhe nuk doja të ikja nga Madridi. I thashë do pranoj cilindo shtet që dëshiron, por jo Anglinë,” tregoi ajo për “Los Angeles de la Manana”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"