“I thashë Berluskonit se Ronaldos i pëlqenin festat dhe gratë”, Kapelo tregon të pathënat e Realit: Bukuria e futbollit është të shënosh me 3 pasime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 22:17

“I thashë Berluskonit se Ronaldos i pëlqenin festat dhe gratë”, Kapelo tregon të pathënat e Realit: Bukuria e futbollit është të shënosh me 3 pasime

Fabio Kapelo ka treguar gjatë pranisë së tij në aktivitetin “Festivali i futbollit” që po zhvillohet në Trento disa nga prapaskenat e periudhës kur drejtonte Real Madridin. Ai është ndalur sidomos te aventura e tij e dytë te madrilenët, ku pas pak muajsh largoi brazilianin Ronaldo nga radhët e ekipit, me sulmuesin i cili kaloi te Milani.

ronaldo kapelo

“Vendimi për të larguar Ronaldon dhe për të blerë Kasanon ndihmoi që të krijohej një frymë fituese në ekip. I rikuperuam 9 pikë në 10 ndeshjet e fundit dhe sot e kësaj dite jam krenar për atë që arritëm.

Më kujtohet që Silvio Berluskoni më telefonoi për të më pyetur në çfarë gjendje ishte Ronaldo. I thashë që nuk stërvitej dhe se i pëlqenin shumë festat dhe gratë. Ndaj të firmoste për Milanin do të ishte një gabim. Një ditë më vonë shoh titujt e gazetave “Ronaldo te Milani”. Ishte shumë argëtuese”, kujtoi Kapelo ato momente.

Ndërkohë, ai u ndal edhe mbi atë që preferon të shohë në futbollin aktual. “Çfarë është për mua bukuria në futboll? Për shembull të shënosh pas tre pasimesh. Bukuria gjithashtu është edhe të arrish rezultatin në funksion të lojtarëve që ke në dispozicion. Bukuri është gjithashtu edhe gjenialiteti në driblime i lojtarëve si Mesi për shembull. Dy lojtarë që përfaqësojnë bukurinë janë Paolo Maldini dhe Franko Barezi, pasi transformonin vështirësitë në gjëra të thjeshta. Kishin personalitet dhe ia transmetonin publikut, ia dolën të kishin ndikim”, tregoi ish-trajneri i njohur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"