I tensionuar gjatë ndeshjes Vllaznia-Laçi, Jonuz: Nuk jemi në teatër, Bashkia e Shkodrës më premtoi fushë të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 19:44

I tensionuar gjatë ndeshjes Vllaznia-Laçi, Jonuz: Nuk jemi në teatër, Bashkia e Shkodrës më premtoi fushë të re

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz pranoi se debatoi me arbitrin e takimit Vllaznia-Laçi Kridens Meta për moakordimin e një penalltie kundër kurbinasve.

bandicam 2020-01-25 19-26-05-687
Pas përfundimit të takimit 0-0, tekniku maqedonas u dha të drejtë tifozëve të Vllaznisë për irritimin me Metën për mosdhënien e një penalltie të dyshuar në këtë takim. Jonuz u shpreh se presioni është diçka e mirë, pasi e motivon ekipin.

Për sa i përket terrenit të “Loro Boriçit”, i cili u rëndua nga reshjet e shiut, trajneri i Vllaznisë deklaroi se ka biseduar me Bashkinë e Shkodrër për të ndërtuar një fushë stërvitore për ekipin shkodran, e cila pritet të jetë gati në verë.
Ndeshja me Laçin – Pjesën e parë kemi luajtur me kujdes, ishte taktika jonë. Plani jonë ishte që në të dytën të hapnim rezultatin. Është fillimi i vitit dhe duhet të kemi përqëndrim maksimal. Laçi luan me kundërsulm me 3 sulmues. Aktivizuam dy lojtarë të rinj dhe është pak e vështirë sa të përshtaten me ekipin. Futëm dhe Sidorenkon. Kishim raste dhe në pjesën e dytë, por humbëm 2 pikë me këtë ndeshje.

Jonuz i tensionuar gjatë takimit – Jam i qetë dhe është normal të bësh presion. Ndonjëherë presioni është pozitiv. Atë që e pashë gjatë ndeshjes ishte penallti. Normale, dhe tifozët nëse e shohin që është penallti do të reagojnë. Duhet të ketë reagim, nuk jemi në teatër.
Unë jap shembull dhe kërkoj pikët. As nuk kam sharë, as nuk kam ofenduar.

Shënimi i golave dhe sulmuesi Hristov – Unë e quaj ekipin si koletiv, besoj do të bëjë më të mirën, nuk shoh individë. Duhet të kemi durim dhe të gjithë lojtarët të ambjentohen në ekip.

Terreni i vështirë – Është e vërtetë, për të dhënë më të mirën duhet të kesh kushtet më të mira. Për fat të keq, luajtëm në një fushë jot ë mirë. Kemi biseduar me kryetarin e bashkisë dhe për të ndërtuar një fushë. Ata kanë reaguar pozitivisht. Deri në verë do të jetë gati fusha e trajnimit. Dihet që në Shkodër ka gjithmonë reshje”, përfundoi trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz pas barazimit me Laçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"