I solli fat Uatfordit kundër Arsenalit, klubi portugez i kërkon adresën Mia Khalifës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2019 | 14:33

I solli fat Uatfordit kundër Arsenalit, klubi portugez i kërkon adresën Mia Khalifës

Mia Khalifa nuk e ka fshehur kurrë urrejtjen e saj ndaj Arsenalit, pasi ka në zemër skuadrën e Uest Hamit, pikërisht rivalin e përjetshëm të “topçinjve”.SPORT-PREVIEW-Mia-Khalifa

Ish-aktorja e filmave për të rritur, vazhdon betejën e saj me Arsenalin në rrjetet sociale, teksa pasi festoi golat e Uatfordit, tani është e gatshme të bëjë tifo për portugezët e  Vitoria Guimaresh, të cilët do  përballen me anglezët në Europa Ligë në 24 tetor.

Skuadra portugeze kërkon mbështetjen e Mia Khalifës, për ndeshjen kundër skuadrës së Unai Emeri. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Vitoria Gumaresh ka postuar një bluzë të ekipit me numrin 1, dhe me emrin e Mia Khalifës. Pikërisht në foton e postuar ata kanë shkruajtur: “Mirësevini në ekipin bardhezi, na jep adresën.”

 

MIA KHALIFA

Këtë nuk ka nguruar ta postojë edhe Mia Khalifa, e cila e shoqëron edhe me shkrimin: “Forca Vitoria Guimaresh.”, duke treguar përsëri urrejtjen ndaj Arsenalit.Mia Khalifa

Noticia-215673-mia_khalifaMia3

Mia

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"