I skadon kontrata në qershor, Mançester Junajtid vendos për të ardhmen e Edinson Kavanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 21:34

I skadon kontrata në qershor, Mançester Junajtid vendos për të ardhmen e Edinson Kavanit

Edinson Kavani dhe Mançester Junajtid pritet të vazhdojnë së bashku.

kavani

Sipas asaj që raporton “SKY Sports UK”, klubi britanik do t’i rinovojë kontratën bomberit uruguajan të cilit i skadon në qershor. Klubi nga Mançesteri ka nisur tratativën për rinovimin e ish-sulmuesit të Napolit dhe PSG-së i cili do të pranonte të vazhdonte përsëri aventurën e tij me klubin e “djajve të kuq”.

Kavani në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet 24 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe duke dhuruar 2 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"