I skadon kontrata në qershor, Interi futet në garë për liderin e mesfushës së Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 14:31

I skadon kontrata në qershor, Interi futet në garë për liderin e mesfushës së Milanit

Jo vetëm Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Totenhem, tani listës për të marrë shërbimet e Fronk Kesi i është shtuar dhe Interi.

kesi

Sipas asaj që raporton “Tutto MercatoWeb”, Bepe Marota, i cili është një “specialist” i goditjeve me parametra zero kërkon të bindë mesfushorin i cili është në përfundim kontrate me Milanin në fundin e sezonit.

25-vjeçari ka refuzuar kërkesën e kuqezinjve për rinovim ku i ofruan 6,5 milionë euro në sezon, por mesfushori nga Bregu i Fildishtë kërkon një shumë relativisht më të lartë.

Interi ende nuk kanë prezantuar një ofertë zyrtare për të ndonëse Juventusi ka ofruar 7 milionë euro në sezon.

Kesi, i cili ka pësuar një dëmtim në Kupën e Afrikës këtë sezon me fanellën e Milanit është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 16 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 5 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"