I skadon kontrata në fund të muajit, Federata e Azerbaixhanit merr vendimin për De Biazin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 14:41

I skadon kontrata në fund të muajit, Federata e Azerbaixhanit merr vendimin për De Biazin

Miqësorja ndaj Katarit e cila përfundoi në barazim 2-2, mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Xhani De Biazit në pankinën e Azerbaixhanit.

DE BIAZI 1

Ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare i skadon kontrata më 30 nëntor dhe sipas asaj që shkruan “TuttoMercatoWeb”, Federata e Azerbaixhanit të Futbollit nuk ka ndërmend që t’ia rinovojë kontratën italianit.

Për 65-vjeçarin në stolin e përfaqësueses azere bilanci është negativ, ku ka arritur të fitojë 2 ndeshje ndaj Qipros dhe Bjellorusisë, duke barazuar 6 dhe humbur 12.

Përveç Shqipërisë dhe Azerbaixhanit, De Biazi gjithashtu ka stërvitur dhe skuadrat e Alavesh, Udinezes, Torinos, Breshias dhe Levantes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"