I skadoi kontrata me Teutën, mesfushori pranë firmës me klubin e Superligës kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 11:55

I skadoi kontrata me Teutën, mesfushori pranë firmës me klubin e Superligës kosovare

Futbollisti i Teutës Florent Avdyli mund të luajë sezonin e ri me Feronikelin.
florent avdyli
27-vjeçarit i ka skaduar kontrata me fituesit e Kupës së Shqipërisë dhe është në bisedime me ish-kampionët e sezonit të kaluar të kampionatit në Kosovë. Lajmi konfirmohet nga “Gazeta Sheshi”.

Disa ditë më parëm Avdyli pranoi se ka marrë oferta nga klube në Kosovë.

Prej dy sezonesh, ai ka luajtur për Teutën, ndërsa këtë sezon spikati dhe më shumë me ekipin durrsak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"