“I shqetësuar jam vetëm për Kombëtaren dhe Hysajn”, Presidenti Meta indiferent ndaj “Komisionit të Venecias”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 21:33

“I shqetësuar jam vetëm për Kombëtaren dhe Hysajn”, Presidenti Meta indiferent ndaj “Komisionit të Venecias”

Vetëm 24 orë para publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, Presidenti Meta ka reflektuar një qetësi dhe indiferencë totale, duke përsëritur se “Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua”.

Meta

Nga studio e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel, Kreu i Shtetit është shprehur:

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja: Prisni ndonjë surprizë nesër? Ndoshta ju bind nesër dhe jepni dorëheqjen?

Presidenti Meta: Nesër e kam mendjen të Kombëtarja, ju mbajeni të Venecia.

Gazetarja: Nëse Venecia thotë e ka shkelur në këtë nen dhe në këtë paragraf?

Presidenti Meta: Nuk ekziston një shqetësim i tillë, sepse unë e di Kushtetutën shumë herë më mirë se sa Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.

Gazetarja: Dhe ju nuk jeni nga ata Presidentë, të cilët marrin çarter për të shkuar për parë një ndeshje?

Presidenti Meta: Jo, atë nuk e bëj dot. Nuk kam as kohë të shkoj me biçikletë se mund të ikja edhe me biçikletë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"