I shpëtoi jetën tifozit, flet heroi Reguijon: Pash një person që po i bënte masazh kardiak, ja çfarë i thashë gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 21:00

I shpëtoi jetën tifozit, flet heroi Reguijon: Pash një person që po i bënte masazh kardiak, ja çfarë i thashë gjyqtarit

Pasditen e sotme, në sfidën Njukasëll-Totenhem, dy futbollistët Erik Dajer dhe Serxhio Reguijon shmangën tragjedinë pasi një person kishte pësuar atak kardiak në shkallët e stadiumit.

246275480_158082289845742_2873609491600315322_n

Ishte Reguijon ai që lajmëroi gjyqtarin të ndalonte ndeshjen për të thirrur stafit mjekësor në ndihmë të tifozët të cili menjëherë iu dha ndihma e parë. Pas ndeshjes, në një intervistë për ‘’The Telegraph’’ reagoi dhe vetë 24-vjeçari Reguijon duke shpjeguar gjithçka.

“Unë pashë një person të shtrirë dhe mund të shihja dikë që po i bënte masazh kardiak. Isha shumë nervoz ndaj shkova te gjyqtari dhe i thashë “Nuk mund të luajmë kështu, të lutem ndal ndeshjen”. Mendoj se ai person është në rregull apo jo? Kjo është më e rëndësishme se çdo gjë”, përfundoi mbrojtësi.

Ndërkohë, për episodin në fjalët foli dhe kapiteni i Totenhemit, Herri Kejn i cili falënderoi dhe tifozët që ndihmuan njëri-tjetrin në shkallët e tribunave.

Kejn “Si fillim, duam t’i bëjmë urimet më të mira personit që ishte në shkallët e stadiumit. Nuk ishte një pamje e bukur për t’u parë por dëgjuam se ai është stabël tani. U jemi mirënjohës skuadrave të emergjencës si dhe tifozëve që i bënë masazh kardiak. Ne e dinim që kishte defibrilator në pankinë ndaj Erik Dajer vrapoi për t’i lajmëruar. Urojme të jetë mirë dhe më të mirë’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"