I shpëtoi gjyqit tre ditë më parë, ish-presidenti i Çezenës bëhet menaxher i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 14:51

I shpëtoi gjyqit tre ditë më parë, ish-presidenti i Çezenës bëhet menaxher i Teutës

Ndërtim i organikës me elementë të përzgjedhur me kujdes, fazë përgatitore e zhvilluar me korrektësi dhe seriozitet jashtë kufijve të Shqipërisë, investime në infrastrukturë dhe drejtues të zotë. Ky është projekti i skuadrës së Teutës, e cila pritet që të rikthehet në majat më të larta të futbollit shqiptar.

Erjon+Bogdani+Igor+Campedelli+AC+Cesena+v+vBELi9mz16ml

Lëvizja e fundit e skuadrës durrsake ka të bëjë me afrimin në strukturat drejtuese të një personi që ka qenë në krye të një klubi në elitën e futbollit italian. Bëhet fjalë për Igor Kampedelin, i cili më parë ka qenë në krye të skuadrës së Çezenës.

KARRIERA

I lindur në Itali më 13 mars të vitit 1974, Kampedeli është vëllai i ish-futbollistit Nikola Kampedeli. Me origjinë nga Çezena, italiani vjen në Shqipëri pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Olhanezes në Portugali. Që nga viti 2013, 43- vjeçari ka mbajtur rolin e zëvendëspresidentit të skuadrës për thuajse dy vite. Më pas, vitin pasardhës, ai është emëruar në rolin e këshilltarit në bordin drejtues.

Gjatë karrierës së tij menaxheriale, Igor Kampedeli ka drejtuar skuadrën e Çezenës në rolin e presidentit nga dhjetori i vitit 2007 deri më 16 prill 2013. Në këtë periudhë, ai ka drejtuar klubin ku dhe ka luajtur ish-bomberi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani.

Profili i tij në faqen me të dhëna zyrtare mbi futbollistë dhe drejtues të skuadrave të ndryshme “Transfermarkt.com”, Kampedeli është zyrtarisht menaxheri i skuadrës së Teutës që konfirmon lëvizjen e skuadrës durrsake për të kompletuar strukturat drejtuese me njerëz që kanë eksperiencë të konsiderueshme ndërkombëtare në futboll.

GJYQI

Vetëm 3 ditë më parë menaxheri i ri i Teutës i shpëtoi njërit prej tre gjyqeve të hapur kundër tij në Itali duke u shpallur i pafajshëm. Në këtë gjyq, ai akuzohej se kishte mashtruar shtetin italian me fatura të rreme që arrinin deri në shumën e 5 milionë eurove gjatë kohës që ishte president i Çezenës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"