“I shpërtheu goma e pasme e makinës”, ekspertiza zbulon të vërtetën e aksidentit që i mori jetën ish-yllit të Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 0:02

“I shpërtheu goma e pasme e makinës”, ekspertiza zbulon të vërtetën e aksidentit që i mori jetën ish-yllit të Arsenalit

Ish-ylli spanjoll i Arsenalit, Realit të Madridit dhe Sevijas, Hoze Antonio Rejes, humbi jetë qershorin e vitit të kaluar në një aksident fatal me makinë e tij tip “Mercedes S550”, teksa ishte duke udhëtuar me shpejtësi 116 km/h.

REJES65

Kur kanë kaluar 10 muaj nga aksident tragjik, ekspertiza ka saktësuar se shkaku i përplasjes ka qenë shpërthimi i gomës së pasme të Mercdedezit, ç’ka shkaktoi vdekjen e futbollistit 35-vjeçar. Së bashku me të ndërroi jetë dhe një kushuriri i Rejesit, i cili po udhëtonte me të në makinë.

rejes

Goma e pasme që ishte dhe shkakëtarja e aksidentit, kishte pasur probleme pak ditë më parë dhe ishte dërguar në servis, por mesa duket nuk ka marrë trajtimin e duhur. Kujtojmë që Rejes ishte i martuar dhe la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijët, 2 vajzat dhe djalin…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"