“I shokuar nga shpërthimi”, Infantino letër Dukës: Ke mbështetjen e futbollit ndërkombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 18:10

“I shokuar nga shpërthimi”, Infantino letër Dukës: Ke mbështetjen e futbollit ndërkombëtar

Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, i ka shprehur mbështetjen presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, pas atij shpërthimi me tritol në shtëpinë e tij.

ARMAND DUKA INFANTINO

Përmes një letre, Infantino është shprehur i shokuar për këtë ngjarje të rëndë dhe thekson se Duka ka të gjithë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto momente të vështira për të dhe familjen e tij.

Letra: I dashur President
Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje.
Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë.
Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë.
I juaj sinqerisht,
Gianni Infantino

 infantino

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"